Jankulloska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”, 24 vite burg për Boshkovskin dhe Grujevskin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, është liruar nga akuzat në rastin “Fortesa” lidhur me përgjimet masive, ku në mesin e të akuzuarve ishte edhe ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, të cili iu vjetërsuan veprat në rastin më të madh “Shënjestra-Fortesa”. Kështu u bë e ditur sot gjatë aktgjykimit në Gjykatën Themelore 1 në Shkup.

Ish-shefi i kabinetit të Mijalkovit, Toni Jakimovski, mori dënim prej 3 vitesh burg, ku përfshihet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Në mungesë u dënuan edhe Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, ish-spiunët që u arratisën dhe nuk u ekstraduan nga Greqia. Grujevski u dënua me 14 vjet e 6 muaj burg, ndërsa Boshkovski me 9 vjet e 10 muaj.

Të pandehurit akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve lidhur me shkatërrimin e sistemeve të monitorimit të komunikimit në DSK.

Advertisement

Apeli e ka rrëzuar njëherë aktgjykimin për rastin “Shënjestra-Fortesa”. Asokohe çështja ishte në sirtar për 9 muaj te gjyqtari i Apelit Enver Bexheti, ndërsa Këshilli Gjyqësor e gjobiti vetëm me para.

Për këtë rast janë akuzuar gjithsej 11 persona, të cilët me aktgjykimin e shkallës së parë, të rrëzuar nga Gjykata e Apelit, janë dënuar gjithsej me 55 vite burg dhe 10 vite me kusht. Gjykata e Apelit në Shkup në dhjetor 2022 njoftoi se kishte pranuar ankesat e shtatë të pandehurve në këtë rast, gjegjësisht të gjithë të dënuarve me burgim, me përjashtim të Vladimir Varelovit, i cili u dënua me kusht prej dy vjetësh.

Procesi gjyqësor filloi në dhjetor 2017 dhe vendimi u dha pas më shumë se tre vjetësh, në shkurt 2021.

The post Jankulloska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”, 24 vite burg për Boshkovskin dhe Grujevskin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy