Ish-bashkëpunëtorët më të afërt të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, sot kanë marrë dënime me burg për rastin “Titanik”, edhe pse paraprakisht e kanë pranuar fajin.
Konkretisht, Gordana Jankulloska u dënua sot me 2 vjet e gjashtë muaj burg, Mile Janakieski me 4 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa Munir Pepiç dhe Kosta Mitrovski me nga 3 vjet burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Martin Protugjer u dënua me dy vjet burgim me kusht, ndërsa të njëjtin dënim e morën Biljana Brishkoska Boshkovski, Kiro Todorovski dhe Katerina Velovska.
Për të tjerët vazhdon gjykimi në fazën e procedurës së provave.
Në këtë rast akuzohen 21 persona, ndër të cilët: ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepic, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Jezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleskoviq dhe Lenka Rasajkovska.
Ata akuzohen për disa vepra, si bashkim kriminal, cenim i të drejtës së votës, cenim i lirisë së zgjedhjes së zgjedhësve, ryshfet në zgjedhje dhe votim dhe asgjësim i materialit zgjedhor, konkretisht “Titanik” i referohet krimeve kundër zgjedhjeve dhe votimit. në zgjedhjet parlamentare, në vitin 2011 dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2013./Telegrafi/
The post Jankulloska dhe Janakieski dënohen me burg në rastin “Titanik”, Protugjer dënim me kusht appeared first on Telegrafi.