Janevska: Vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla e marrin komunat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, beson se nxënësit do të jenë më të fokusuar në dituri kur nuk kanë telefonat e tyre, por në pyetjen se a duhet të ndalohen, thotë se vendimin do ta marrin komunat.

Ministrja shpjegoi se shkollat ​​janë nën juridiksionin e komunave dhe ato bashkë me drejtorët e shkollave e marrin këtë vendim.

“Në këtë pikë do të shohim nëse konfiskimi i telefonave do të sjellë rezultate, do të bëhet një analizë. Por, sigurisht, në kohën e sotme, mund të ketë nevojë edhe për përdorimin e pajisjeve të tilla në mësimdhënie. Pra, nga këtu mësuesi i cili është bartës i aktivitetit edukativo-arsimor do të vendos nëse fëmijët do t’i përdorin apo jo në atë moment”, tha Janevska.

Këshillat komunalë të Aerodromit dhe Qendrës kanë miratuar rekomandime për ndalimin e përdorimit të telefonit nga fillimi deri në fund të orëve të mësimit, me qëllim të rritjes së sigurisë së nxënësve dhe përmirësimit të procesit arsimor. Rekomandimet janë pranuar nga bordet e shkollave dhe telefonat së fundmi janë ndaluar për nxënësit e shkollave në këto komuna./Telegrafi/

Advertisement

The post Janevska: Vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla e marrin komunat appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy