
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në takim me kryetarin e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes së re kolektive për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve në shkollat fillore dhe të mesme.
“Përfitoj nga rasti t’ju informoj se në mars të këtij viti do të marrin rritjen e dytë të pagave prej 7%, pasi kanë marrë të parën prej 5% në tetor të vitit të kaluar”, theksoi ministrja.
Ajo tha se takimi me SASHK ishte vazhdimësi e dialogut konstruktiv social, me qëllim të miratimit të një marrëveshjeje të re kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm.
Janevska theksoi se për herë të parë rritja e pagave lidhet me normën e inflacionit, për të siguruar një rritje reale të të ardhurave të punonjësve në arsimin fillor dhe të mesëm.
The post Janevska: Nga marsi paga më të larta për profesorët dhe mësuesit appeared first on Telegrafi.