Janevska: Mbi 70% e nxënësve të shkollave të mesme mësojnë në shkolla profesionale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia si shtet mund të mburret me shkolla të mesme të plota profesionale në të cilat mësojnë më shumë se 70 për qind nga numri i përgjithshëm i nxënësve të shkollave të mesme, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Sipas saj, sistemi arsimor mund të mburret me objekte shkollore të pajisura mirë dhe me planprograme të reformuara me përfaqësim më të madh të trajnimit praktik.

“Pas një angazhimi intensiv dhjetëvjeçar të shtetit për të rikthyer cilësinë dhe vlerën e shkollave të mesme profesionale dhe për të riafirmuar sistemin informal të formimit, sot mund të themi se kemi një sistem modern dhe tërheqës të arsimit dhe formimit profesional”, tha Janevska.

Ajo theksoi se koncepti i arsimit të dyfishtë funksionon me më shumë se 550 kompani.

Advertisement

“U krijua koncepti i arsimit të dyfishtë me përfshirjen në mësimdhënien e mbi 550 kompanive, u zhvillua sistem bursash për studentët që zgjedhin arsimin profesional me mbi 1500 bursa në vit dhe u krijuan tre qendra rajonale për arsimin dhe aftësimin profesional, dy në zhvillim.dhe tre të reja që duhet t’i vendosim në rajonet e mbetura planifikuese”, theksoi ministrja.

Sipas ministres Janevska, këto janë rezultatet më të rëndësishme të arritura nga projekti i mbështetur nga BE-ja. Sipas Janevska, edhe pse projekti po përfundon, bashkëpunimi me ekspertët do të vazhdojë.

The post Janevska: Mbi 70% e nxënësve të shkollave të mesme mësojnë në shkolla profesionale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy