Janevska: Maqedonia është në fund të renditjes ku matet shkrim-leximi gjuhësor dhe matematikor i nxënësve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Politikat arsimore, nëse mund të quhen ashtu, të cilat në vitet e kaluara i zbatuan Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, përjetuan kolaps të plotë, tha kryetarja e Komisionit për Arsim dhe Shkencë të OBRM-PDUKM-së, Vesna Janevska.

Sistemi arsimor në vend, thotë ajo, ka arritur në fund dhe për këtë tashmë kemi një konfirmim nga OECD si organizata më relevante ndërkombëtare që mat njohuritë e studentëve.

“Rezultatet e testit të fundit PISA të kryer në vitin 2022 janë fatkeqësisht katastrofike. Reduktuar ndjeshëm në krahasim me rezultatet e arritura në testin e mëparshëm në vitin 2018. Për përkujtim, PISA mat nivelin e shkrim-leximit gjuhësor, gjegjësisht të lexuarit e të kuptuarit, shkrim-leximit matematikor dhe shkrim-leximit në fushën e shkencave natyrore te nxënësit e moshës 15 vjeçare. Maqedonia është në fund të renditjes dhe në konkurrencë me vendet e të ashtuquajturit Bota e trete. Më saktë, nga gjithsej 81 vende që ishin pjesë e testimit, ne jemi në vendin e 71-të në kuptimin e të lexuarit, në vendin e 68-të për sa i përket njohurive në fushën e shkencave natyrore dhe në vendin e 61-të për sa i përket arritjeve në fushën e matematikës. Në të tri fushat, studentët tanë arrijnë rezultate dukshëm nën mesatare”, tha Janevska.

Ai ka akuzuar se ky është rezultat i ndryshimeve të pamenduara dhe të sforcuara në sistemin arsimor në 7 vitet e fundit, duke filluar nga Renata Deskoska, Arbër Ademi, Mila Carovska, e deri te ministri aktual Jeton Shaqiri. /Telegrafi/

Advertisement

The post Janevska: Maqedonia është në fund të renditjes ku matet shkrim-leximi gjuhësor dhe matematikor i nxënësve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy