Janevska: Do të mbyllen institutet që nuk respektojnë ligjin dhe janë jofunksionale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndoshta do të mbyllen disa institute që janë jofunksionale dhe nuk e respektojnë ligjin, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për auditimin e kryer nga Inspektorati Shtetëror Arsimor i universiteteve dhe instituteve, Janevska tha se deri më tani janë audituar 15 institute, ndërsa pesë të tjera janë në auditim.

“Janë edhe dy të tjera, për të cilat duhet të përfundojë procedura këto ditë dhe të mbyllen. Dhjetë instituteve u kemi dhënë një afat prej tre muajsh për të korrigjuar parregullsitë që janë konstatuar. Por sipas raporteve që kam lexuar, shumë pak prej tyre do të mund ta bëjnë këtë.

Fatkeqësisht, më duhet të them se ndoshta do të pasojë mbyllja e një numri më të madh të instituteve, të cilat janë jofunksionale, nuk e respektojnë ligjin, gjegjësisht nuk i plotësojnë kërkesat”, tha Janevska./Telegrafi/

Advertisement

The post Janevska: Do të mbyllen institutet që nuk respektojnë ligjin dhe janë jofunksionale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy