Janevska: Do ta kthejmë dinjitetin e arsimtarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në hapjen e Lojërave sindikale sportive të SASHK-ut në Strugë, ka pasur video fjalim, ku tha se ka plane të mëdha lidhur me ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor, si dhe kthimin e dinjitetit të arsimtarëve.

Janevska tha se arsimi fillor është prioritet i saj si ministre edhe asnjë ndryshim nuk do të ndodhë pa qëndrim të harmonizuar me arsimtarët.

“Arsimi fillor është prioritet për mua si ministre, edhe për Qeverinë. Por, asnjë ndryshim nuk do të ndodhë pa ju. Sepse ju jeni hallka më e rëndësishme e procesit edukativo-arsimor dhe është e qartë se nëse nuk jemi në të njëjtin anë, nëse nuk kemi qëndrim të harmonizuar, nuk do të ketë sukses. Prandaj informova dhe sërish e përsëris, nuk do të bëjmë asgjë pa pëlqimin tuaj. Kaloi ajo kohë”, theksoi Janevska.

Ajo shtoi shtuar se në mënyrë aktive do të punojë në interes të mësimdhënësve, mirëpo fokusi i përbashkët duhet të jenë të rinjtë.

Advertisement

“Nëse më duhet të ndaj diçka, kjo sigurisht është nënshkrimi marrëveshjes së re kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm dhe kjo do të ndodhë gjatë mandatit të kësaj Qeverie. Para disa ditësh realizuam takimin e parë dhe filluam diskutimin fillestar me udhëheqësin e SASHK-ut dhe përkushtimi ynë i përbashkët është që të krijojmë më shumë mundësi për ju”, theksoi Janevska.

Janevska u bëri thirrje mësimdhënësve gjatë takimit që të ndajnë përvoja dhe praktika të mira dhe të ndajnë informacione dhe ide me të, sepse siç theksoi, çdo ide ia vlen të merret parasysh dhe të mendohet për efektet dhe mënyrën e zbatimit.

The post Janevska: Do ta kthejmë dinjitetin e arsimtarëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy