Janevska: BDI futi problematikat politike dhe etnike në ligjin për arsim të mesëm, ne nuk donim të nxisim probleme ndëretnike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se qëllimi i nismës për intonimin e himnit nuk ka qenë nxitja e tensioneve ndëretnike, por BDI sipas saj e shfrytëzoi atë pikë të ligjit për arsim të mesëm për të shkaktuar problematikë.

“Fatkeqësisht BDI e shfrytëzoi këtë në mënyrën më adekuate për t`i futur problematikat politike dhe etnike në ligjin për arsim. Nuk do të lejoj që kjo të ndodh për shkak se ligji është tërhequr. Do të diskutojmë edhe pak mbi këtë temë, por nëse nuk gjejmë gjuhë të përbashkët, me rëndësi është të kalojnë reformat thelbësore në arsimin e mesëm dhe nëse është e domosdoshme, ligji do të kthehet pa atë dispozitë”, tha Ministrja Janevska.

Ajo tha se “nëse nuk gjendet gjuhë e përbashkët, Ligji i tërhequr për arsim të mesëm do të kthehet edhe pa dispozitën për intonimin e himnit shtetëror nëpër shkolla”, tha Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Sipas saj, prioritet duhet të jenë reformat thelbësore në arsim që do të dalin nga dispozitat tjera, duke lënë hapësirë për diskutime mbi këtë temë.

Advertisement

Ajo bëri të ditur se në fund të muajit do të publikohet shpallja për të gjithë librat për vitin e ardhshëm shkollor.

 

The post Janevska: BDI futi problematikat politike dhe etnike në ligjin për arsim të mesëm, ne nuk donim të nxisim probleme ndëretnike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy