Janevska: Agjencia për cilësi në arsimin e lartë do të reformohet, sepse nuk i plotëson nevojat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ligji i ri për arsimin e lartë për të cilin jemi duke punuar parasheh një reformë të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, e cila presim që institucioni të funksionojë, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në konferencën e sotme për media, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më vjen keq që duhet ta them, por fakti është se puna e Bordit të Akreditimit, ose më saktë Agjencisë për Cilësinë në Arsimin e Lartë, nuk i plotëson nevojat e një sistemi arsimor relativisht të dobët dhe problemet që ekzistojnë në arsimin e lartë. Ne presim një drejtor të ri të Agjencisë së Cilësisë në Arsimin e Lartë, pasi i vjetri u shkarkua nga Kuvendi. Kuvendi do të shpallë konkurs, do të ketë një drejtor të ri. Por, ligji i ri për arsimin e lartë që po punojmë, parasheh një reformë të këtij institucioni, të cilin presim që institucioni të funksionalizohet dhe të përmbushë funksionet që duhet t’i kryejë”, theksoi Janevska.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se pse disa studime nuk po akreditohen edhe pse ka interes për to, ajo tha se nuk mund të thotë se pse ka pasur pengesa të këtij lloji deri më tani.

“Ju duhet t’ia drejtoni këtë pyetje Bordit, Drejtorit të Agjencisë së pari dhe anëtarëve të Bordit të Akreditimit dhe Vlerësimit. Asnjë vlerësim nuk është bërë që nga ekzistenca e Agjencisë, për fat të keq. Ne kemi dashur ta bëjmë vitin e kaluar, kemi ndarë mjete, por kemi dështuar për shkak të problemeve të brendshme në Agjenci”, sqaroi ministrja Janevska./Telegrafi/

Advertisement

The post Janevska: Agjencia për cilësi në arsimin e lartë do të reformohet, sepse nuk i plotëson nevojat appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy