Drejtori i Byrosë për siguri publike pranë MPB-së, Aleksandar Janev, sot ka vizituar vendkalimin kufitar Dojran, ku janë vendosur, pajisur dhe funksionalizuar dy pika të reja të kalimit, dhe njëkohësisht janë hapur edhe dy linja të reja kalimi.

“Ky hap i rëndësishëm është rezultat i një ideje të përbashkët që e kemi iniciuar para disa muajsh së bashku me kolegët e VK Dojran dhe Qendrës Rajonale Jug. Sot ajo ide është bërë realitet”, theksoi drejtori i Byrosë për siguri publike, Janev, duke shtuar se pas dekadash, pas tranzicionit të shteteve dhe administratave, vendkalimi kufitar Dojran po merr një dimension të ri, një pamje të re që mundëson qarkullim më të shpejtë, më efikas dhe më të sigurt të udhëtarëve dhe automjeteve.

Objektet e reja, sipas tij, reduktojnë ndjeshëm kohën e pritjes, veçanërisht në periudhat e rritjes së qarkullimit.

Drejtori i Byrosë për siguri publike sot e ka vizituar edhe Stacionin policor kufitar Bogorodicë, ku ka inspektuar kontrollin dhe qarkullimin dhe qarkullimin e udhëtarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Janev po ashtu theksoi se veshja e uniformës së policisë nuk është vetëm profesion, është krenari dhe obligim, i cili, siç theksoi, përfaqëson shtetin dhe çdo polic me uniformë ka nderin të jetë përfaqësues i vlerave kombëtare.

Vazhdon angazhimi për përmirësimin e infrastrukturës kufitare dhe krijimin e kushteve për një kalim kufitar modern, efikas dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, tha drejtori i BSP-së.

The post Janev: Pika kufigare “Dojran” me kapacitete të rritura për qarkullim më të shpejtë dhe më efikas të udhëtarëve dhe automjeteve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";