Në territorin e qytetit të Shkupit mbrëmë, janë shqiptuar gjithsej 157 gjoba, mes të cilëve 46 sanksione për ngasje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë për ngasje pa patent shoferi dhe katër për automjete të paregjistruara, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Janë shqiptuar edhe 10 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes, 21 shkelje të kryera nga motoristët dhe 41 sanksione për parkim të paligjshëm.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozita e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në trafik.

The post Janë shqiptuar 157 gjoba në Shkup, 46 për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";