Jançeva: Me kthimin e OBRM-PDUKM-së në Komunën e Aerodromit, u kthyen edhe metodat e regjimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jançeva: Me kthimin e OBRM-PDUKM-së në Komunën e Aerodromit, u kthyen edhe metodat e regjimit

Në konferencë për shtyp, Ljubica Jançeva të cilës iu dëmtua automjeti tha se me kthimin e OBRM-PDUKM-së në pushtet u kthyen edhe metodat e regjimit.

“Mbrëmë në parking para banesës në t cilën jetoj, është dëmtuar automjeti im. Rasti është paraqitur në polici dhe pres sa më shpejt të zbulohen kryesit e këtij sulmi ndaj meje dhe pronës sime”, tha Jançeva.

Ajo tha se kjo është fytyra e vërtetë e OBRM-PDUKM-së e cila nuk ka hequr dorë nga dhuna, kërcënimet dhe trysnitë.

“Nuk ka asnjë ndryshim atje, këto janë të njëjtat metoda të kohës së errët të regjimit. Kjo po ashtu tregon pafuqinë dhe frustracionet e OBRM-PDUKM-së”, tha Jançeva.

Advertisement

Mucunski për automjetin e “izoluar” të Jançevës: Kjo nuk duhet të ndodh

Ajo sqaroi me këso veprime nuk do të frikësojnë as atë as secilin i cili mbështetet në vlerat demokratike dhe në anën e forcave progresive.

Advertisement

“Koha e kërcënimeve, dhunës dhe trysnive përfundoi me rënien e regjimit dhe kjo kohë nuk do të kthehet”, tha mes tjerash Jançeva./Telegrafi/

The post Jançeva: Me kthimin e OBRM-PDUKM-së në Komunën e Aerodromit, u kthyen edhe metodat e regjimit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy