Ish-ministri Mile Janakieski sot nuk u paraqit në gjykimin për rastin gjyqësor “TNT”, përkatësisht për rrënimin e objektit “Kosmos” i biznesmenit Fijat Canovski.
Avoakatët e tyre parashtruan test pozitiv i kryer në spitalin privat “Sistina”.
Nëse deri në fund të muajit nuk mbahet seancë e re për këtë rast, do të skadojnë 90 ditë dhe rasti do të fillojë nga fillimi.
Seanca e ardhshme është caktuar më 8 shkurt.
Advertisement
Të akuzuar për këtë lëndë janë ish-ministri i Transportit dhe i Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, si dhe ish-Kryeministri Nikolla Gruevski./Telegrafi/
The post Janakieski nuk vjen në gjykimin për rastin “TNT” për shkak të infektimit me COVID-19 appeared first on Telegrafi.
Advertisement