Ata ishin fajtorë dhe kërkuan falje. Të akuzuarit në rastin “Titanik”, të nisur nga ish-PSP-ja, në seancën e sotme e kanë pranuar fajësinë për rastin. Të akuzuarit janë ish-ministrja Gordana Jankulloska, ish-ministri Mile Janakieski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Martin Protugjer. Të gjithë u akuzuan për shoqëri kriminale dhe disa vepra të lidhura me zgjedhjet, ndërsa për këtë rast janë të akuzuar gjithsej 21 persona, duke përfshirë ish-zyrtarë.
Gjykimi për këtë rast është rikthyer nga fillimi dhe për këtë arsye pas katër vitesh gjykim, të akuzuarit patën një tjetër mundësi për ta pranuar fajin. Për ta është e ndarë procedura, e cila do të pasohet me fjalë mbyllëse dhe me aktgjykim.
Për të tjerët vazhdon gjykimi në fazën e procedurës së provave.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kostanko Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleskoviq dhe Lenka Rasajkovska.
Sot pritet të vazhdojë gjykimi dhe procedura e provës për tetë të cilët e pranuan fajësinë, ndërsa për të akuzuarit e tjerë që nuk ndihen fajtor, përfshirë Nikolla Gruevski, Ilija Dimovski, Biljana Brishkovska-Boshkovski, Kiril Bozhinovski, gjyqi do të vazhdojë me 9 mars./Telegrafi/
The post Janakieski, Jankulloska dhe Protugjer pranojnë fajin për rastin “Titanik” appeared first on Telegrafi.