Jan Kop: Për Evropën është mirë që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Interesat e Holandës në Maqedoninë e Veriut janë shumë të thjeshta. Dëshirojmë prosperitet dhe stabilitet dhe për këtë shkak nuk shohim alternativë për Maqedoninë e Veriut përveç BE dhe NATO. Duhet të jeni në NATO dhe duhet të jeni në BE. Kjo është mirë për Maqedoninë e Veriut, kjo është mirë për Holandën dhe kjo është mirë për Evropën”, deklaroi sot në Shkup ambasadori holandez në vend, Dirk Jan Kop.

Hyrja në BE, potencoi Jan Kop, është proces i bazuar në merita, por nuk bëhet fjalë vetëm thjeshtë për rrumbullakësimin e asaj që është arritur, por edhe të veprohet dhe të zbatohen reformat.

“Në fund vetëm Maqedonia e Veriut mund të vendos për fatin e saj. Kjo është në masë të madhe vendim kombëtar i Maqedonisë së Veriut dhe e vetmja gjë që mund ta them është mirësererdhët në Evropë, pasi në agjendën e BE-së dhe të gjitha çështjet e rëndësishme, siç janë Bregziti, buxheti, ndryshimet klimatike, refugjatët dhe zgjerimi, çdoherë bëjmë kompromise jo të mira. Në fund askush nuk është i lumtur, por çdo kompromis i mirë është balanc i kënaqësisë nga të dy palët”, deklaroi sot Jan Kop, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ngjarjes për promovimin e fushatës “Me ty jemi – së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”.

Sipas Jan Kop, ky kompromis “nuk do të fitojë në garën për bukuri”, por definitivisht do të na dërgojë në BE. Bullgaria, tha ai, tani e pengon fillimin e negociatave dhe ky është probem, por ajo që dëshirojmë ta arrijmë është fundi i negociatave, kur vendi do të bëhet anëtar i BE-së.

Advertisement

“Unë jam optimist se kjo do të ndodhë, pasi në fund kjo duhet të jetë vend i menaxhuar mirë me dy milionë njerëz. Tani ku qëndron problemi, përfundoni punët dhe bëni reforma, pasi në fund kjo do t’ju vendos në pozitë të shkëlqyer negocuese gjatë viteve të ardshme, si dhe në raport e Bullgarisë”, deklaroi Jan Kop.

Ndjenjë për optimizëm, sipas tij, duhet të jetë ajo që Maqedonia e Veriut mund të përparojë shumë shpejtë në shumë kapituj të negociatave.

“Vetëm një shembull. Kur negociatat do të vijnë në kapitullin për tarifat dhe doganën, vendi do t’i kalojë pothuajse menjëherë. Më shpejtë se e pritura dhe ka shumë fusha në negociatat me BE-në ku Maqedonia e Veriut është nxënësi më i mirë, krahasuar me vendet tjera nga Ballkani Perëndimor dhe kjo duhet të jetë burim i optimizmit, dhe jo Bullgaria”, deklaroi Jan Kop.

Në lidhje me mundësinë që Bullgaria ta bllokojë çdo hap të vendit në negociata, ambasadori tregoi se sipas tij, puna e vetme e rëndësishme për këtë vend është t’i fillojë negociatat. “Politika e BE-së është që çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mes vetë vendeve dhe nuk ka hapësirë për ata në procesin negociues. Ne do të ndjekim këtë dhe Komisioni tregoi se do të përcjellë këtë. Për atë, nëse mund të marrin ndonjë lloj të kompromisi tani në mes jush dhe Bullgarisë, kjo e hap derën, dhe të jem i sinqertë unë jam shumë më i interesuar për fundin e negociatave, kur të plotësoni kushtet për anëtarësim do ju bëjnë anëtarë të familjes, me të njëjtat të drejtat si Bullgaria. Në teori, a mund një vend të bllokojë këtë proces në fundin e tij – po. Çdo kapitull i ri është vendim i ri politik, me çka duhet konsensus nga të gjitha vendet anëtare. Por, të themi se në teori, për pesë apo shtatë vite pasi të jeni në proces, akoma do të ketë probleme, por ju do të bëheni Zvicër. Çfarë të keqe ka kjo”, sqaroi Jan Kop.

Advertisement

Në lidhje me besimin e zvogëluar të qytetarëve në BE, ambasadori holandez thotë se nuk është problem aq i madh, sa është besimi i ultë në institucionet e shtetit.

“Besimi në Be tani është zvogëluar nga 70 në 68 për qind, por besimi i qytetarëve në institucionet e tyre është rreth dhjetë për qind. Kjo është problem”, deklaroi Jan Kop.

The post Jan Kop: Për Evropën është mirë që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e BE-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy