Zëri i biznesit është shumë i rëndësishëm në ekonominë e Maqedonisë dhe për këtë Telegrafi Maqedoni ka vazhduar me biseda me përfaqësuesit e bizneseve për të dëgjuar ankesat por edhe me informacione që mund të ndikojnë në motivimin e shoqërisë me suksesin e kompanive në fjalë. Sot kemi biseduar me Bekim Jakupin nga Moneta, përfaqësues i MoneyGram në Maqedoni.

Sa ka qenë e goditur MoneyGram nga pandemia globale COVID – 19?
MoneyGram ka qenë e goditur nga pandemia globale COVID -19, anët negative kanë qenë limitet kohore të restriksioneve të orareve të punës (orët policore), limitet e qarkullimit të njerëzve, goditja ekonomike në gjithë botën ka ndikuar gjithashtu, ndërsa ana pozitive gjatë situatës së pandemise është që MoneyGram është munduar dhe ka qenë e përgaditur dhe në dispozicion që t’i shërbejë klientët e saj.

A ka ndikuar pandemia në rritjen e dërgesave nga diaspora për në Maqedoni?
Po, pandemia ka ndikuar pozitivisht në rritjen e dërgesave nga diaspora për në Maqedoni duke e ditur që njerëzit në Maqedoni kanë mjaftë familjarë, të afërm, të cilët ndodhen në diasporë dhe po ata të njejtit nga diaspora, shkaku i pandemisë mundësitë e qarkullimit kanë qenë të kufizuara, disa muaj edhe nuk kanë pasur mundësi fare që të vijnë në Maqedoni, ata kanë ndihmuar, gëzuar të afërmit, familjarët e tyre duke ju dërguar të holla përmes MoneyGram-it. Ne si MONETA me rrjetin tonë të cilët ofrojnë shërbimin transferi shpejtë i parave me MoneyGram jemi të shtritë në gjithë territorin e Maqedonisë me lokacione kualitative dhe gjithmonë kemi qenë të gatshëm edhe gjatë pandemisë që t’i shërbejmë njerëzit, klientët tonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si është interesimi i njerëzve për të dërguar para nga Maqedonia në ndonjë vend tjetër në rajon dhe në botë?
Duke u bazuar në shërbimin transfer i shpejtë iI parave Maqedonia më shumë mund të shihet si Receive Country (shtet pranues i parave) prap se prap interesimi i njerëzve nuk është i vogël për të dërguar para nga Maqedonia në ndonjë vend tjetër në rajon dhe në botë, posaçërisht në vendet në rajon si Kosova, Shqipëria, Serbija dhe Mali i Zi. Ne si MONETA të cilët e ofrojmë shërbimin transfer i shpejtë i parave me MoneyGram jemi përfaqësues kryesor i MoneyGramit dhe në Kosovë, Sërbi dhe Mal të Zi dhe njerëzit e shfrytëzojnë rrjetin e MONETA-s për të dërguar të holla te të afërmit e tyre në vendet në rajon.

Cilat janë planet për të ardhmen?
Planet për të ardhmen janë që të rrisim kapacitetet tona në mënyrë që të shërbejmë dhe më shumë klientë duke pasur parasysh që gjithmonë klientët tonë të pranojnë shërbime sa më kualitative të cilat gjithashtu do të kontribuojnë në sjelljen e klientave të rinjë në të arrdhmen. Gjithashtu jemi në përgatitje për ofrimin e një shërbimi të ri në kuadër të shërbimeve financiare, shërbimin e pagesave.(ku njerëzit do të munden të paguajnë fakturat në të gjitha pikat e MONETA-s)

Cili është mesazhi yt për ndërmarrësit e rinjë?
Të jenë të dedikuar ndaj punës, të jenë vigjilentë, të jenë inovativ duke përcjellë gjithmonë edhe trendet botërore dhe të mos dorëzohen përballë sfidave drejt suksesit profesional.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Jakupi i MoneyGram: Edhe gjatë pandemisë kemi shërbyer klientët tonë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";