Deputetit i BDI-së, Izet Mexhiti në një prononcim për TV21, nëse do ta votoj ose jo propozimin-ligjin për shtyrjen e regjistrimit, Mexhiti me përgjigje të shkurt tha se nuk e voton marrëveshjen LSDM – OBRM-PDUKM për shtyrjen e regjistrimit.

“Nuk e votoj marrëveshjen LSDM – OBRM-PDUKM sot, për shtyrjen e regjistrimi”, tha Mexhiti.

Ndryshe, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot ka caktuar seancë ku në rend dite do të jetë anulimi i regjistrimit dhe ndryshimet e Kodit zgjedhor.

Zyrtarisht në rend dite në seancën e 38-të janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021 me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor me procedurë të shkurtuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Izet Mexhiti: Nuk e votoj paktin Zaev-Mickoski për shtyrjen e regjistrimit appeared first on Telegrafi.