Tre deputetët Izet Mexhiti, Kastriot Rexhepi dhe Merita Koxhaxhiku nga sot do të veprojnë si të pavarur në Kuvend. Ata kanë dërguar njoftim zyrtar deri te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
“Sot, zyrtarisht me shkrim informuam edhe kryetarin e Kuvendit të RMV-së, se unë Merita Koxhaxhiku, Izet Mexhiti dhe Kastriot Rexhepi do të veprojmë si deputetë të pavarur”, pohoi Merita Koxhaxhiku, deputete.
Ajo njoftoi se Rexhepi do të jetë koordinator i këtij grupi ndërsa Koxhaxhiku do të jetë zëvendëse e tij.
Me këtë vendim, ata po i bashkohen katër deputetëve tjerë në Kuvend të cilët veprojnë si të pavarur, Gordana Siljanovska, Sanella Shkrijelj, Skender Rexhepi dhe i fundit Bastri Bajrami.
The post Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku dalin nga grupi i BDI-së, do të veprojnë si të pavarur në Kuvend appeared first on Telegrafi.