Ixhet Memeti, anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë i cili aktualisht është nën masat e sigurimit nën dyshimin se ka marrë shpërblim për ndikim të kundërligjshëm, sot nuk ka ardhur në seancën e Këshillit. Memeti është i dyshuari i dytë në hetimin për marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm në të cilin është i përfshirë edhe gjyqtari suprem Nake Georgiev.

Siç ka bërë të ditur kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska, Mememti ka njoftuar menjëherë para fillimit se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme.

“Menjëherë para seancës më njoftoi se nuk do të jetë i pranishëm dhe është i mendimit që të tërhiqet nga pozita e nënkryetarit të Këshillit të prokurorëve publikë”, tha Dimitrieska.

Në një deklaratë për media pas përcaktimit të masave të kujdesit javën e kaluar, i dyshuari Memeti para Penales tha se është në interesin e të gjithëve që procedura të përfundojë sa më shpejt./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ixhet Memeti nuk është paraqitur në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publik appeared first on Telegrafi.