
Nga Komisioni Anti-korrupsion thonë se deputeti nga radhët e BDI-së, Florin Besimi nuk duhet të votojë për zgjedhjen e Qeverisë së re, për shkak se vëllai i tij, Fatmir Besimi është kandidat për ministër të Financave.
“Të shohim se si do të bëhet zgjedhja e ministrit të Financave. Deputeti është zgjedhur nga popullit, kjo nuk është kontestuese, megjithatë, ai nuk duhet të merr pjesë në përzgjedhjen e vëllait të tij. Këtu shoh konflikt interesi. “, thotë kryetarja e komisionit, Biljana Ivanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se do t’i ndjekin veprimet e vëllezërve Besimi, ndërsa konflikti i parë i interesave është me vet zgjedhjen e Qeverisë.
Ndryshe, me marrëveshjen për koalicion mes LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, shumica kuvendare duhet të ketë 62 deputetë, ndërsa për formimin e Qeverisë nevojiten të paktën 61 vota./Telegrafi/
The post Ivanovska thotë se Florin Besimi nuk duhet të votojë Qeverinë e re për shkak të Fatmir Besimit appeared first on Telegrafi.