Drejtoresha e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska, në një intervistë për “Utrinski Brifing”, ka folur në lidhje me raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut.
Ajo tha se KE me kujdes i ndjek të gjitha proceset që zhvillohen dhe shumë saktë i reflekton çështjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Raporti është shumë relevant, thekson rolin tonë, por rekomandon që të ketë lëvizje të institucioneve të tjera – rolin e tyre proaktiv. Kemi çështje të rëndësishme në drejtësi dhe në Prokurori që janë ende në pritje. Kemi edhe një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të cilën është ende në pritje vendimi. Jemi të hapur për bashkëpunim, së bashku me Prokurorinë kemi mbledhur prova për një çështje me interes shumë të rëndësishëm publik. Ne kemi tre vjet që themi që të kufizohet e drejta e diskrecionit të bartësve të funksioneve publike, veçanërisht e kam fjalën për punësimin. Njerëzit e vërtetë në vendin e duhur është ajo që na nevojitet në vend”, tha Ivanovska.
Ajo shtoi se Komisioni në të ardhmen dëshiron t’i kushtojë më shumë vëmendje reduktimit të të drejtave diskrecionale të zyrtarëve./Telegrafi/
The post Ivanovska: Nuk duam që KSHPK të përdoret për qëllime politike appeared first on Telegrafi.