
Kuvendi është institucioni që zgjedh anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe padyshim që duhet të ushtrojë mbikëqyrje më të madhe mbi këto organe të pavarura, tha ish-kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, pasi dje u ndal kryetarja e KSHPK, Tatjana Dimitrovska, e cila është e dyshuar në rastin “Aditiv”.
“Nuk e di dhe nuk mund të komentoj për drejtimin që po merr hetimi, por ndihem shumë keq për institucionin, për reputacionin e institucionit, të cilin, e dini, kemi bërë shumë përpjekje për ta ndërtuar, për të ndërtuar besimin midis qytetarëve, se këtu, ekziston një institucion i pavarur të cilit ata mund t’i drejtohen, të paraqesin ankesa dhe të ngrenë çështje gjyqësore.
Sidoqoftë, do të thoja se është një ndjesi shumë, shumë e pakëndshme. E vërteta besoj se do të dalë në sipërfaqe, nuk dua të paragjykoj asgjë, por sidoqoftë, Kuvendi tani është ai që zgjedh kandidatët për anëtarë të komisionit, mendoj se duhet të forcojë mbikëqyrjen e tij mbi punën e këtyre organeve të pavarura”, tha Ivanovska për “Telma”.
Kryetarja e KSHPK, Tatjana Dimitrovska, e cila, sipas njoftimit të Prokurorisë, është e dyshuara e tretë në këtë rast, akuzohet për zbulimin e sekreteve zyrtare një të akuzuari tjetër përmes aplikacioneve për mesazhe./Telegrafi/
The post Ivanovska: Mendoj se Kuvendi duhet të forcojë mbikëqyrjen mbi punën e organeve të pavarura appeared first on Telegrafi.