Raporti i Departamentit të Shtetit, i cili vë në dukje se korrupsioni në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë problem serioz është vërtetim për përvojën me të cilën përballen edhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.
Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, shton se politika edhe më tej ndikon në punësimet që rezulton me njerëz të gabuar në vende kyçe në aparatin shtetëror, por edhe se Qeveria dhe Kuvendi janë të ngadalshëm në zbatimin e rekomandimeve për ndryshime të ligjeve që paraqesin bazë për korrupsion.
Raportet ndërkombëtare vazhdojnë ta vënë në dukje ndikimin politik në vend si rrezik për korrupsion, së bashku me sundimin e pamjaftueshëm të drejtësisë dhe të pandëshkueshmërisë. Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Biljana Ivanovska thotë se këto janë pikat e dobëta për shkak të të cilave Maqedonia e Veriut edhe më tej rradhitet në mesin e vendeve me korrupsion të lartë.
“Të mos e harrojmë edhe integritetin, përkatësisht sa ekziston integriteti personal dhe institucional. Këto janë tri shtyllat më të mëdha në raport me çështjen e korrupsionit. Do të duhej të ekzistojë vetëdije e lartë, përgjegjësi, profesionalizëm në punë, megjithatë edhe vullnet politik që politika të jetë larg profesionistëve dhe t’i lë profesionistët ta çojnë shtetin përpara, secili në fushën e tij”, tha Ivanovska.
Për premtimet e vazhdueshme të politikanëve, se eliminimi i korrupsionit është prioriteti i tyre, Ivanovska thotë “mos luftoni me fjalë, por me vepra”, duke shruar se dy të tretat e rekomandimeve të Antikorrupsionit mbeten të injoruara ose të hedhura poshtë.
The post Ivanovska: Korrupsioni vazhdon të jetë problem serioz në Maqedoni appeared first on Telegrafi.