Ivanovska: Komisioni për Antikorrupsion ka pranuar tetë administratorë të rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për Antikorrupsion, për ” Utrinski Brifing” tha se “Antikorrupsioni” ka pranuar tetë punonjës “me kohë të plotë” nga Ministria e Sistemit Politik të zv. Kryeministrit të Parë Artan Grubi, por se ata janë të obliguar që ti sistemojnë ato.

“Bëhet fjalë për bashkëpunëtorë të rinj, dhe mund të kemi nevojë për këshilltarë të vjetër. Tani trajnimi duhet të bëhet dhe sistematizimi të rregullohet. Edhe pse është absurde, sepse ne po luftojmë kundër ndryshimeve në sistematizim, kur ato bëhen me qëllim për punësim”, tha Ivanovska.

Ajo tha se kishte marrë një premtim, për të lëvizur në ndërtesën ku ndodhet tani ministria e Grubit. Komisioni për Antikorrupsion dhe Policia Financiare, të cilat sipas Ivanovskës janë institucione më të rëndësishme, fillimisht duhej të lëviznin atje./Telegrafi/

The post Ivanovska: Komisioni për Antikorrupsion ka pranuar tetë administratorë të rinj appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy