Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) vitin e kaluar edhe krahas serisë së sfidave dhe problemeve me të cilat është përballur në realizimin e kompetencës dhe që ndikoi në efektet e veprimit, në përgjithësi e vlerëson vitin 2019 si të suksesshëm.

Kryetarja e KSHPK Biljana Ivanovska, në konferencën e sotme për shtyp pas seancës së sotme, paralajmëroi se prioritet në punën për periudhën e ardhshme do të jetë sigurimi i kushteve hapësinore dhe materiale-teknike, resurse njerëzore dhe përforcim të mëtutjeshëm të punës, bashkëpunim më të madh ndërinstitucional dhe mbështetje, si dhe zhvillim të zgjidhjeve të nevojshme softuerike për qasje elektronike deri tek bazat e të dhënave në institucionet tjera.

Sipas saj, numri i të punësuarve është i vogël dhe vite mbrapa nuk i është dhënë vëmendje avancimit të tij.

Në funksion të zgjidhjes së problemit të kushteve hapësinore, Ivanovska informoi se deri tek Qeveria ka dorëzuar informacion në të cilin propozohen të zgjidhet me rikonstruimin e hapësirës së vazhdueshme afariste, me çka do të sigurohet ekonomizëm më i madh në shpenzimin e mjeteve buxhetore. Pritet përgjigje nga Qeveria për këtë propozim ose të gjindet zgjidhje tjetër përkatëse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në seancën e sotme të KSHPK është miratuar edhe rregullore për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për punën e Komisionit, për risaktësim të punës para së gjithash në kushte të urgjencës dhe gjendje të jashtëzakonshme dhe mbajtje të seancave përmes video lidhjes së konferencave.

Është dakorduar të përgatitet Protokoll për mbajtjen e seancave publike, veçanërisht në periudhën e fushatave parazgjedhore. Është konfirmuar edhe rregullore e sistematizimit, i cili duhet të miratohet nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

The post Ivanovska: Është i nevojshëm përforcimi i kapaciteteve të Komisionit për Anti-korrupsion appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";