Një 86-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në Polici se është mashtruar nga një person, identitetin e të cilit nuk e di.

Ajo ka deklaruar se personi i është prezantuar si polic duke ia kërkuar 10 mijë euro, për gjoja një aksident me fatalitet në të cilën kishte qenë e përfshirë bija e 86-vjeçares.

“Më 14.08.2024 në ora 15.20 në SPB  Shkup, 86-vjeçarja nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën e 10.000 euro. Sipas denoncimit, personi e ka kontaktuar me telefon, është prezantuar si polic dhe i ka thënë se bija e saj ka shkaktuar aksident me pasoja fatale dhe se duhet të paguajë që ta lirojë policia e Malit të Zi. Siç është denoncuar, ajo i ka tërhequr paratë nga banka dhe i ka vendosur në vendin ku i ka thënë personi. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

The post Iu prezantua si polic dhe ia mori 10 mijë euro – mashtrohet 86-vjeçarja nga Shkupi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";