Nga miratimi i Vendimit për kushtet e veçanta për tregtinë e disa mallrave, gjegjësisht për pajisje shkollore, janë kryer mbi 150 mbikëqyrje të cilat po vijojnë për shkak të dokumentacionit të vëllimshëm dhe analizës. Gjatë kësaj janë konstatuar parregullsi te tre subjekte juridike, njoftoi Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT).
Sipas ISHT, një nga subjektet juridike është tregtar me shumicë, është dënuar me mbi 452 000 denarë për shkak të mosrespektimit të Vendimit dhe edhe me mbi 200 000 denarë për shkak se nuk mbanin evidencë tregtare.
Janë dënuar edhe dy tregtarë me pakicë (një subjekt i madh dhe i vogël juridik). Për subjektin e madh juridik është dhënë gjobë prej mbi 452 000 denarë për mosrespektim të Vendimit, ndërsa te subjekti i vogël juridik janë shqiptuar gjoba për mosrespektim të Vendimit në vlerë prej mbi 105 000 denarë dhe nga Ligji për mbrojtje të konsumatorëve në vlerë prej mbi 76 000 denarë.
Mbikëqyrjet bëhen në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Gjobat janë prej 800 deri 10000 euro varësisht madhësisë së subjektit juridik dhe përcaktohen në përputhje me Ligjin e tregtisë.
Ju bëjmë thirrje tregtarëve që ta respektojnë Vendimin dhe urgjentisht t’i rregullojnë çmimet. Mbikëqyrjet do të vazhdojnë dhe inspektorët do të jenë në teren derisa zgjat Vendimi. Denoncim në inspektoratin e tregut mund të parashtroni në 191 ose www.dpi.gov.mk.
The post ISHT: Për parregullsi gjatë tregtisë me pajisje shkollore gjoba prej mbi 452 000 denarë appeared first on Telegrafi.