Në periudhën 15-21 maj 2023, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer mbi 600 inspektime në Maqedoni. Nga atje njoftojnë se gjatë kontrolleve janë konstatuar parregullsi, për të cilat janë lëshuar mbi 110 urdhërpagesa kundërvajtës në vlerë prej më shumë se 2.660.000 denarë.
“Inspektorati Shtetëror i Tregut vepron edhe në vendimet e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve, për përcaktimin e çmimeve më të larta të produkteve individuale në tregtinë me pakicë, si dhe detyrimin e importuesve dhe tregtarëve për dorëzimin e mallrave sipas rendit të përcaktuar më parë.
Pas këtyre vendimeve, në periudhën e lartpërmendur janë kryer mbi 170 kontrolle, dhe janë lëshuar 53 urdhërpagesa kundërvajtës në vlerë prej mbi 1.150.000 denarë”, thonë nga ISHP.
Nga atje sqarojnë se “të gjitha subjektet ekonomike kanë mundësi të paguajnë urdhërpagesat e tyre të vonuara, apo të ushtrojnë të drejtën e tyre nëse kanë ankim në proces gjyqësor. Në seancat gjyqësore do të paraqiten inspektorët që kanë konstatuar shkelje te subjektet ekonomike, të cilët do të përfaqësojnë dhe mbrojnë ligjet sipas të cilave kanë konstatuar shkeljet”./Telegrafi/
The post ISHT-Maqedoni për gjashtë ditë ka lëshuar 110 gjoba për kundërvajtje me një shumë prej mbi 2.6 milionë denarë appeared first on Telegrafi.