
Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer 297 kontrolle në objektet hotelerike nga 17 marsi deri më 10 prill, dhe ka shqiptuar 360 gjoba me një vlerë totale prej 3.436.000 denarë, njoftoi zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva.
Kontrolle janë kryer në objektet hotelerike me aktivitet të raportuar si klube disko, klube disko në hapësira të hapura, klube nate, kabare, kafene, restorante, restorante për dasma, bistro, hotele…
Po ashtu, shtohet se janë lëshuar edhe 28 vendime për ndalim të përkohshëm të ushtrimit të aktiviteteve, si dhe 12 vendime për eliminimin e parregullsive për shkeljet e konstatuara sipas Ligjit për aktivitetin e mikpritjes.
“Nga gjithsej 23 subjekte ligjore me licencë aktive, te 17 subjekte janë konstatuar parregullsi në pjesën e përmbushjes së kushteve minimale teknike. Raporti i fundit që e publikuam para publikut ishte 15, sot tashmë janë 17, dhe për të njëjtat është dërguar informacion në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.
Ndërkohë, te 7 nga këto objekte janë eliminuar këto parregullsi, ndërsa me kërkesë të subjekteve ligjore është kryer një kontroll shtesë dhe janë bërë protokolle kontrolli ku organet kompetente kanë vërtetuar se subjektet ligjore, në përputhje me afatin e parashikuar nga ligji prej 30 ditësh, i kanë eliminuar këto mangësi. Dhe këto informacione janë dërguar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës”, deklaroi Miteva./Telegrafi/
The post ISHT ka shqiptuar 360 gjoba për objektet hotelerike në një shumë prej mbi 3,4 milion denarë appeared first on Telegrafi.