ISHP: Testi për gripin e shpendëve i vizitorit në kopshtin zoologjik të Shkupit ka dalë negativ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rezultatet e analizës për gripin e shpendëve tek vizitori në Kopshtin Zoologjik të Shkupit janë negative, informoi sot drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik (ISHP), Marija Andonovska, e cila theksoi se nuk ka nevojë për panik dhe se nuk ka persona të tjerë të regjistruar për testim. Gruaja e lindur në vitin 1958 ka kërkuar që të testohet vetë për shkak të shqetësimeve të saj, sqaroi Andonovska.

“Një vizitor në Kopshtin Zoologjik të Shkupit ka kërkuar që të testohet për gripin e shpendëve. Ne morëm rezultatet dhe ato janë negative. Gruaja ka lindur në vitin 1958. E provuam me bindjen e saj”, tha Andonovska.

Gjithashtu, dy punonjës të Kopshtit Zoologjik, të cilët po ashtu janë testuar, kanë rezultate negative, çka do të thotë se për momentin nuk ka asnjë rrezik për vizitorët e kopshtit. Andonovska tregoi se transmetimi i virusit nuk ka gjasa nëse nuk ka kontakt shumë të ngushtë me një kafshë të infektuar.

“Duhet vërtet të kesh kontakt të ngushtë që të ndodhë transmetimi i virusit”, shtoi ajo./Telegrafi/

Advertisement

The post ISHP: Testi për gripin e shpendëve i vizitorit në kopshtin zoologjik të Shkupit ka dalë negativ appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy