Gjatë javës së 52-të të vitit 2024 – nga 23 deri më 29 dhjetor, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 221 raste të raportimeve në grup për persona të prekur nga gripi – sëmundje të ngjashme me gripin – 59,0 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluarnjoftuan nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
Për sa i përket shpërndarjes së moshës, 119 persona janë nga mosha 15 deri në 64 vjeç. Pesëdhjetë janë fëmijë nga mosha pesë deri në 14 vjeç dhe 38 janë deri në katër. Katërmbëdhjetë janë persona mbi 65 vjeç.
“Të sëmurë janë raportuar nga 16 CJZ/PE, Dibër – 43, Shkup – 38, Gostivar – 36, Kumanovë – 23, Kavadar – 20, Tetovë – 12, Radovish – 11, dhe në Ohër, Shtip, Strugë, Makedonski Brod, Kërçovë, Prilep, Manastir, Resnjë dhe Negotinë, numri i të sëmurëve është dhjetë ose më pak”, sqarojnë ISHP.
ISHP kujtoi se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje. Deri më 29 dhjetor, në vend janë vaksinuar gjithsej 72 143 persona me vaksinën e gripit pa pagesë ose komerciale./Telegrafi/
The post ISHP: Për një javë janë raportuar 221 raste të sëmurë nga gripi në Maqedoni appeared first on Telegrafi.