Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën nga 9 deri më 15 nëntor 2020. Gjithsej 20.980 materiale u testuan në laboratorët ku kryhet prova molekulare për praninë e SARS-CoV-2, me një rritje prej 6.4% krahasuar me javën e kaluar. 7,355 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 35 qytete të vendit, me një rritje të lehtë krahasuar me javën e kaluar, kur u regjistruan 7.280 raste të reja, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Shumica e rasteve të regjistruara janë akoma nga Shkupi (n = 3.305; 44.9%), me një incidencë javore – 535.1 / 100.000. Në periudhën e përmendur, përqindja e pozitivëve nga personat e testuar është 35%, një rënie prej 2% krahasuar me javën e kaluar.

Janë regjistruar të infektuar nga të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 1646, 22.4%). Një numër i madh i pacientëve janë të regjistruar në grupmoshat 30-39 vjeç (n = 1496; 20.3%), 40-49 (n = 1435; 19.5%), 50-59 (n = 1410; 19.2%) dhe 20-29 (n = 961; 13.1%). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 (n = 120; 1.6%) dhe 10-19 vjeç (n = 287; 3.9%). Lidhur me shpërndarjen gjinore, janë regjistruar 3.731 (50,7%) meshkuj dhe 3.624 (49,3%) femra”, thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik.

Në raport gjithashtu thuhet se si të shëruar janë regjistruar 3.524 pacientë të cilët kanë qenë të shtrirë në spital ose janë mjekuar në shtëpi, që është për 11,6% më shumë nga java e kaluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Janë regjistruar 172 vdekje nga 23 qytete, që është për 35.4% më shumë nga java e kaluar./Telegrafi/

 

The post ISHP-Maqedoni: Numri i të infektuarve është rritur për 6.4%, i të shëruarve për 11.6%, të vdekurve për 35% appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";