Gjithsej 19,543 materiale u testuan në laboratorët ku kryhet testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me një rënie të lehtë prej 0,7% krahasuar me javën e kalua, thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik.
122 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 16 qytete të vendit me një rënie prej 21.3% krahasuar me javën e kaluar.
“Përqindja e rasteve pozitive varion nga 0.3% në 1.1%, mesatarisht 0.6%. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 47; 38.5%), me një incidencë javore – 7.6 / 100,000. Incidenca më e lartë javore prej 19.2 / 100,000 u regjistrua në Kërçovë.
Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e prekur është mbi 60 vjeç (n = 38, 31.1%). Të infektuar janë regjistruar edhe në grupmoshat 40-49 (n = 25; 20.5%), 30-39 (n = 20; 16.4%), 50-59 (n = 16; 13.1%) dhe 20-29 (n = 10; 8.2%).
Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 (n = 5; 4.1%) dhe 10-19 vjeç (n = 8; 6.6%)”, thuhet në raport.
Ka një rënie në numrin e pacientëve në disa grupe moshe, përveç në grupmoshën 0-9 vjeç ku vërehet një rritje e lehtë, dhe në grupmoshat 30-39 dhe 40-49 vjeç regjistrohet një numër i pandryshuar i pacientëve .
Rënia më e madhe e përqindjes është regjistruar tek personat e moshës 20-29 vjeç (-44.4%).
Nga raportin e ISHP-së për këtë periudhë gjithashtu thuhet se 157 pacientë janë shëruar nga coronavirusi, çka është një rënie për 66.2% krahasuar me një javë më herët./Telegrafi/
The post ISHP-Maqedoni: Bie numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga coronavirusi appeared first on Telegrafi.