Instituti për Shëndet Publik – Shkup njoftoi se janë regjistruar 6 raste me COVID-19 që deri më 12 janar edhe atë nga dy në Kumanovë, Strumicë dhe nga një në Shkup dhe Kërçovë.

Nga ISHP bëjnë të ditur se pacientët me COVID-19 janë të moshës mbi 60 vjet, ndërsa njëri është i moshës nga 40-49. Gjatë vitit 2025 deri më 12 janar janë ka pasur 11 të sëmurë.

Nga ISHP sqarojnë se edhe pse numri nga COVID-19 është i vogël, duke pasur parasysh se tash është periudha e shpërndarjes së viruseve respiratore, ka rrezik nga Sar-cov-2.

“Rekomandohet respektimi masave për parandalim të COVID-19 dhe sëmundjeve tjera respiratore. Vaksinimi mbetet si masë preventive”, thonë nga ISHP./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ISHP Maqedoni: 6 raste të reja me COVID-19, ka rrezik të shtohen rastet appeared first on Telegrafi.