ISHP: Dy punonjësit e ZOO Shkup rezultojnë negativ me “gripin e shpendëve”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy punonjësit e Kopshtit Zoologjik – Shkup kanë rezultuar negativ gjatë testimit për “gripin e shpendëve” – kanë njoftuar nga Instituti për Shëndet Publik. Ata ishin ankuar për temperaturë të lartë trupore por rezultatet laboratorike kanë treguar rezultate negative.

ISHP-ja ka dalë edhe me rekomandime për qytetarët ku thuhet se të gjitha rastet e infektimit me virusin lidhen me kontakt të afërt me shpend të infektuar apo të ngordhur.

“Edhe pse ndoshta ka patur disa raste që nuk janë zbuluar, duket se virusi nuk infekton njerëz dhe nuk përhapet nga njeriu në njeri, bazuar në njohuritë e deritashme të kësaj sëmundje” – thonë nga ISHP-ja.

ISHP rekomandon që mbrojtja më efikase është shmangia e kontakteve me kafshë të sëmura apo të ngordhura, shmangia e kontakteve me kafshë nëpër ferma, tregje kafshësh, vende ku bëhet therja e kafshëve dhe sipërfaqe që mund të jenë kontaminuar me mbeturina kafshësh.

Advertisement

The post ISHP: Dy punonjësit e ZOO Shkup rezultojnë negativ me “gripin e shpendëve” appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy