ISHP: Brenda një jave janë raportuar 2880 raste të reja të gripit në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga data 3 deri më 9 shkurt, sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë raportuar 2.880 raste të influencës apo sëmundjeve të ngjashme me gripin, me një rënie prej 5,1% krahasuar me javën e kaluar.

Siç thuhet në raportin e ISHP, 1552 persona janë të moshës 15-64 vjeç dhe 685 janë fëmijë nga 5 deri në 14 vjeç.

Rastet më shumë të raportuara janë nga Shkupi, pasuar nga Strumica, Manastiri, Sveti Nikolla. Këtë sezon si të sëmurë janë regjistruar gjithsej 11.614 persona.

Për atë nëse do t’i jepen rekomandime Komisionit për Sëmundje Infektive, drejtoresha e ISHP, Marija Andonovska, thotë se janë në komunikim të përditshëm dhe marrin raporte për bilanc./Telegrafi/

Advertisement

The post ISHP: Brenda një jave janë raportuar 2880 raste të reja të gripit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy