Ish-ushtarët profesionistë do t’i sigurojnë spitalet në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ushtarët profesionistë që ende punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes do të përfshihen për siguri të drejtpërdrejtë në shërbimin e patrullës në spitale.

Për këtë sot informoi ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska nga poligoni ushtarak në “Krivollak”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot diskutuam se siguria e drejtpërdrejtë për shërbimin e patrullës me shumë gjasa do ta realizojmë me një pjesë të ish-ushtarëve profesionistë të cilët ende punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ata do të jenë linja e parë e mbështetjes. Ata nuk do të jenë as të uniformuar dhe as të armatosur, por do të sigurojnë rregull dhe informacion për qytetarët”, tha Sheqerinska.

Ministrja informoi se përveç kësaj në seancën e sotme të Shtabit të Përgjithshëm ata ranë dakord që një numër i caktuar i ambulancave me shoferë nga Ushtria t’u jepen disa spitaleve dhe klinikave në Shkup.

Advertisement

“Sipas vendimit të Presidentit, ushtria ka detyra të ndryshme për të siguruar mbështetje mjekësore me forca mjekësore”, theksoi Sheqerinska.

The post Ish-ushtarët profesionistë do t’i sigurojnë spitalet në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy