Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, sot ka dorëzuar kërkesë me shkrim për kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska.

Ivanov kërkon që të informohet për gjendjen dhe statusin e lëndëve të hapura nga KSHPK, ndaj tij, të cilat kanë të bëjnë me avancimet e gjeneralëve në kohën e zgjedhjeve dhe rritjen e pasurisë së Ivanovit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këto lëndë, siç thonë nga kabineti i ish-presidentit, edhe përkundër 20 muajve të kaluar, nuk është marrë asgjë në pajtim me afatet ligjore.

“Në vend që të veproni në pajtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe në pajtim me Rregulloren për punën e KSHPK-së, qëllimi juaj kryesor dhe i vetëm ka qenë ta rrënoni personalitetin, nderin dhe imazhin tim”, thotë Ivanov në kërkesën e tij./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post Ish-presidenti Ivanov kërkon informacioni nga KSHPK për lëndët e hapura ndaj tij appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";