Ish-presidenti Gjorge Ivanov sot dëshmon në gjykimin për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend nga 27 prilli i vitit 2017.

Për seancën e sotme gjyqësore janë thirrë disa dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe ish-presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov.

Rasti ndodhet në procedurën dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilia Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kyretari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe ai i Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Advertisement

Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

The post Ish-presidenti Gjorge Ivanov sot dëshmon në gjykimin për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy