Masat e Qeverisë në zbatimin e deritanishëm me krizën, janë treguar si joefikase. Në vend që të ketë rritje, ato kanë sjellë deri te ulje serioze e ekonomisë dhe e investimeve, analizoi ish-ministri i Financave, Kiril Minovski.

“Në qoftë se krahasohen të dhënat që i kemi, edhe në tremujorin e parë, por edhe në tremujorin e dytë, ka ulje serioze të BPV-së. Bile në tremujorin e dytë kemi ulje më serioze, në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë”, pohoi ish ministri i Financave Kiril Minovski.

Sipas tij, të gjitha të dhënat tregojnë se ekonomia e Maqedonisë edhe në periudhën para krizës nuk i ka shfrytëzuar në mënyrë të mjaftueshme mundësitë që i ofrojnë tregjet evropiane dhe botërore, për dallim nga vendet e rajonit. Minovski paralajmëroi edhe për tendencën serioze të rritjes së shkallës së papunësisë. Sipas tij, numri i të papunëve gjatë disa muajve të fundit është rritur për rreth 0.5%, që paraqet rritje për rreth 30-40 mijë persona. Kriza që e solli koronavirus e zbuloi situatën në vend, theksoi kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Daniella Arsovska. Subjektet politike, në vend që t’i ndihmojnë popullit, ata edhe një herë e ndanë atë, thotë Arsovska

“Kovidi zbuloi se, mund të them, edhe në gjendje të këtillë të vështirë, aktorët politikë në shtet nuk gjetën gjuhë të përbashkët që të ulen dhe të ndihmojnë, por vetëm e zgjeruan maksimalisht këtë polarizim që e kemi në shoqëri dhe secili prej tyre donte të merrte sa më shumë pika politike”, Daniella Arsovska, kryetare e LOE.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Se situata në pjesën e ekonomisë është e vështirë dje konfirmoi edhe ministri i financave, Fatmir Besimi.

“Nuk do të jetë e lehtë. Në gjysmën e parë të vitit, ekonomia shënon ulje prej 6.4%. Në pajtueshmëri me rebalancin, që është bërë sipas projeksioneve, të ardhurat janë reduktuar për 11.5% në raport me buxhetin inicial. Borxhi shtetëror në fund të tremujorit të dytë këtë vit paraqiste 50.7% nga borxhi i përgjithshëm publik – 59.5%”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Megjithatë ministri theksoi se edhe pse gjendja në ekonomi është serioze, buxheti është stabil. Në brifingun e tij të parë me gazetarët dje Besimi the se shpreson se mandati i tij do të përfundojë me sukses edhe pse, siç tha ai, kjo nuk do të jetë e lehtë./TV21/

The post Ish-ministri i financave paralajmëron, masat janë joefikase, ulja e BPV-së dhe papunësia është serioze appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";