
Kryetari i deritanishëm i Koçanit, Ljupço Papazov, i cili pas tragjedisë në diskotekën “Puls” dha dorëheqje të parevokueshme, nuk arriti për afërsisht shtatë muaj ta përfundojë mandatin katërvjeçar që e mori nga qytetarët në Zgjedhjet lokale në vitin 2021.
Sipas nenit 54 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, pas ndërprerjes së mandatit të kryetarit të komunës, anëtari i Këshillit të Komunës së Koçanit që e zëvendëson, në këtë rast koordinuesi i grupit të këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së, Mirçe Stojkov, është i obliguar për situatën e krijuar ta njoftojë Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, e cila ndërkaq, më tutje, në afat prej 15 ditëve, e njofton Qeverinë.
Në Komunë tashmë po rrjedhë procedura ligjore me të cilën do të duhet të zgjedhet u.d. kryetari i komunës i cili do të udhëheqë me funkssionimin e saj.
“Pasi që dorëheqja e kryetarit të deritanishëm është deponuar në shërbimin arkivor të Komunës, është njoftuar Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, e cila për atë tashmë e ka njoftuar Qeverinë. Sipas informatave të pakonfirmuara, pritet në mbledhjen e Qeveriës të martën të shqyrtohet shkressa nga Ministria dhe pas kësaj presim që kryetari i Këshillit të Komunës së Koçanit të thërrasë mbledhje dhe të konfirmojë se kush do të jetë u.d. kryetar komune deri në zgjedhjet lokale. Funksioni im është i deritanishmi – këshilltar në komunë dhe nuk kam deponuar nënshkrim në Regjistrin qendror, kështu që është diskutabile nëse mund të nënshkruaj dokumente. Ky është rasti i këtillë i parë, bëhet fjalë për labirinth juridik me të cilin asnjë komunë nuk është përballur deri më tani, kështu që ka mendime të ndryshme mes ekspertëve juridik për validitetin e nënshkrimit tim”, thekson Stojkov.
Sipas dispozitave ligjore në afat prej 30 ditëve nga publikimi i vendimit të Qeverisë, Këshilli i Komunës së Koçanit me shumicë vitash nga nimri i përgjithshëm duhet të zgjedhë njërin prej anëtarëve të vet që do ta kryejë detyrën. U.d. kryetari i komunës i zgjedhur do të qëndrojë në funksion deri në zgjedhjen e të riut në zgjedhjet e reja lokale, që duhet të mbahen në tetor të këtij viti.
The post Ish-kryetari i Koçanit Papazov dha dorëheqje pas targjedisë, Stojkov: Duhet të zgjedhet u.d kryetar komune deri në zgjedhjet e tetorit appeared first on Telegrafi.