Ish-drejtoresha e Klinikës së Lëkurës, Biljanovska gjobitet me 10 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata penale gjobiti ish drejtoren e klinikës së dermatologjisë Nina Caca Biljanovska me 10.000 euro për bartjen e sëmundjes ngjitëse. Këtë e konfirmoi për “Alsat” Prokuroria e Shkupit. Drejtorja është dënuar pasi në vend që të shkonte në izolim pasi ishte kthyer nga udhëtimi në Itali, ajo kishte shkuar në punë, pas çka tërë klinika e lëkurës ishte mbyllur. Ajo mund të ankimojë dënimin, por vetëm pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme Sipas të dhënave nga Prokuroria Publike në Shkup, 860 qytetarë kanë marrë dënime gjyqësore, 840 prej tyre pasi nuk e kanë respektuar orën policore kurse 20 persona vetë- izolimin. Kryetari i Prokurorisë së Shkupit, Sasho Rajcev tha për Alsat se shkaku i koronavirusit, puna me lëndë është reduktuar, por kjo nuk ndikon në rastet urgjente, dhe si të tilla janë veprat penale me paraburgim dhe veprat penale gjatë pandemisë.

“Organizimi i kësaj prokurorie është bërë në atë mënyrë që të gjitha kallëzimet penale që paraqiten nga SPB- Shkup, pikërisht për këto vepra penale, veprohet menjëherë në të njëjtën ditë”, tha Sasho Rajcev, kryetari i Prokurorisë Publike, Shkup.

Por, për punë më efikase të prokurorëve nevojitet një qendër kërkimore, e cila do të duhet të sigurojë logjistikë në hetim. Por, Prokuroria nuk e posedon këtë qendër. Fillimi i qendrës së hetimit është ndalur për shkak të pandemisë, thotë Rajçev. Në të do të punojnë shtatë hetues, që vijnë nga MPB-ja dhe policia financiare. Sipas kreut të Prokurorisë Publike të Shkupit, ky numër nuk mjafton. Që nga janari, kanë mbetur vetëm me 16 punëtorë profesionistë, pasi kontrata e tyre e punës nuk ishte vazhduar për dhjetë tjerë.

“Punojnë me disa prokurorë, gjë që nuk lejohet, në kushte kur prokurori drejton para-hetimin dhe hetimin, ngarkesa e provës para gjykatës bie mbi prokurorin, vëllimi i punës është rritur të paktën për tre herë kurse burimet njerëzore dhe logjistika janë reduktuar. Ekziston gjithashtu një mungesë e stafit tjetër. 14 daktilograf punojnë me të gjithë prokurorët”, theksoi Sasho Rajçev, kryetari i Prokurorisë Publike, Shkup.

Advertisement

Sipas sistematizimit, prokuroria duhet të ketë 85 bashkëpunëtorë profesional kurse i mungojnë 69. Në vend që me 35 daktilograf, ata punojnë vetëm me 14./Alsat/

The post Ish-drejtoresha e Klinikës së Lëkurës, Biljanovska gjobitet me 10 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy