Ish-ambasadori i Maqedonisë në Kroaci, Mahi Nesimi sot në Gjykatën Civile të Shkupit parashtroi padi kundër Maqedonisë së Veriut për shkak se, siç thotë ai, është dëmtuar nga vendimi i Komisionit për Verifikimin e Fakteve.

Nesimi theksoi se me vendim të Gjykatës Administrative ai është i shpallur i pafajshëm dhe në bazë të kësaj aj ka parashtruar padi për dëmin e shkaktuar ndaj tij.

“Nuk dëshiroj të them asgjë, nuk dua të paragjukoj ashtu siç nuk kam thënë as gjatë 7-8 viteve në gjykimin në Gjykatën Administrative. Unë kërkova dëmshpërblim duke marrë parasysh se çfarë dëmi m’u shkaktua jo vetëm mua, por gjithë familjes”, tha Nesimi.

Ai shtoi se ka ardhur koha që Maqedonia të paguajë për këtë dhe se lustrimi i tij ka qenë politik./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ish-ambasadori Nesimi do ta padisë Maqedoninë appeared first on Telegrafi.