Partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët njoftoi se gjatë ditës së djeshme, Kuvendi i kësaj dege ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme të garojë me kryetarin aktual të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.
“Të nderuar bashkëqytetarë të Komunës së Vrapçishtit, sot zyrtarisht dhe unanimisht, kuvendi i Aleancës për Shqiptarët dega Vrapçisht zgjodhi Kryetarin aktual të Komunës së Vrapçishtit z. Isen Shabani kandidat për Kryetar të Komunës së Vrapçishtit në zgjedhjet e rradhës për fitoren e rradhës!” thuhet në njoftimin e ASH dega Vrapçisht.
Ndryshe, Shabani për herë të parë për kryetar u zgjodh gjatë vitit 2017 duke e mposhtuar BDI-në./Telegrafi/
The post Isen Shabani kandidon sërish për në krye të Vrapçishtit appeared first on Telegrafi.