Nënkryetarja bullgare Iliana Iotova thotë se nuk sheh arsye pse ata duhet të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bullgaria, shtoi Iotova, do të presë vendimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi kryeministri i saj Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje dhe do të shqyrtohen propozimet e reja nga partnerët evropianë. Megjithatë, ajo beson se nuk do të ofrojnë asgjë të re.
Siç njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Sofja, më e rëndësishmja është të përgatitet një udhërrëfyes se çfarë duhet bërë tash e tutje në mënyrë bilaterale.
Kryeministri Kiril Petkov dha një afat kohor prej 6 muajsh, por për autoritetet maqedonase është shumë e gjatë. Qeveria në Maqedoni më parë kishte shpresë se këtë muaj do të hiqej vetoja bullgare, në mënyrë që të fillojmë negociatat me BE-në. Është paralajmëruar ndryshimi i teksteve të Maqedonisë për histori, gjeografi dhe letërsi./Telegrafi/
The post Iotova: Nuk shikoj ndonjë arsye për të ndryshuar qëndrimet ndaj Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.