Kuvendi sot do të mbajë seancën e 40-të, në rendin e ditës janë pesë interpelanca për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi, edhe atë Vesna Dameva, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska dhe Selim Ademi. Nisma e dorëzuar më 7 shkurt, u mbështet nga 67 deputetë të shumicës qeverisëse, por ata do të duhet të vendosin vetë nëse do të largohen nga detyra, siç e kërkon Ligji për Këshillin Gjyqësor.

Shpjegimet për interpelancat e dorëzuara të publikuara në ueb-faqen e Kuvendit tregojnë se ato janë dorëzuar për shkak të mos zbatimit të kompetencave, veçanërisht për shkak të neglizhencës, gjegjësisht dëmtimit të reputacionit të gjyqtarëve dhe rrezikimit dhe cenimit të besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit, e rrjedhimisht edhe të gjithë sistemit gjyqësor.

Sot në orën 10 është caktuar seanca e re e Këshillit Gjyqësor. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski dje në një prononcim për media i pyetur nëse seanca e Këshillit Gjyqësor po përdoret si alibi për anëtarët për të cilët është kërkuar interpelancë, tha se nuk kanë pasur një qëllim të tillë.

“Nuk kishte asnjë qëllim. Kur u caktua seanca jonë, as që e dinim se seanca parlamentare do të ishte në të njëjtën datë. Seanca jonë nuk është aspak pengesë për mbajtjen e saj, dhe anasjelltas, seanca parlamentare është pengesë që të mbahet e jona. Nëse ndonjë nga kolegët tanë shpreh dëshirën të shkojë atje dhe të bëjë një deklaratë, ne do ta ndërpresim seancën këtu dhe do të presim që të kthehen. Pra, nuk do të ketë asnjë pengesë as në Kuvend e as në Këshillin Gjyqësor”, tha Kambovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor për të cilët kërkohet interpelancë, siç ka thënë Kambovski, janë lënë të vendosin vetë nëse do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit apo jo.

The post Interpelancat ndaj pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor sot para deputetëve appeared first on Telegrafi.