Interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, deri në fund të marsit do të jetë para deputetëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Seanca për interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi, duhet të mbahet në gjysmën e parë të marsit. Pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor iu përgjigjën interpelancave”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me gazetarët.

Këto ditë para deputetëve do të kalojnë përgjigjet e interpelancave nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor.

Gashi tha se Kuvendi nuk ka marrë shkresë nga Qeveria në lidhje me prokurorin publik Ljupço Kocevski.

Lidhur me atë nëse Kuvendi do të veprojë me njoftimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ndryshimet në Kodin Penal dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike, Gashi thotë se ligjvënësi nuk ka marrë njoftime të tilla.

Advertisement

Nëse ka, ai, siç tha, do t’ua përcjellë njoftimet deputetëve si zakonisht dhe nëse do të ketë propozim prej tyre do të ndërhyjë në ligj.

“Kuvendi nuk ka marrë asnjë njoftim apo shkresë nga Gjykata Kushtetuese, prandaj nuk mund të komentojmë diçka që nuk e kemi marrë”, tha kryetari i Kuvendit./Telegrafi/

The post Interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, deri në fund të marsit do të jetë para deputetëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy