Interpelanca ndaj Xhaferit të enjten para deputetëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të enjten më 30 qershor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet seanca plenare për interpelancën e kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi të parashtruar nga OBRM-PDUKM-ja opozitare, Xhaferi në mbledhjen e sotme plenare konfirmoi se kjo seancë plenare do të mbahet të enjten. Parlamenti këtë javë ka agjendë intensive në kuadër të së cilës do të mbahen disa seanca duke filluar prej sot. Nesër mbahet takim i Komitetit të përzier parlamentar Maqedonia e Veriut – BE, të mërkurën shtrohen pyetje të deputetëve, të premten pritet të vazhdojnë edhe seanca e Komisionit për financim dhe buxhet në të cilin në rend dite është rebalanci i Buxhetit.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicioni, interpelancën për Xhaferin e parashtruan më 30 maj, pas çka kryetari i Kuvendit duke e ruajtur afatin në Rregullore u përgjigj në të dhe e caktoi seancën në të cilën do të debatojë.

Partia opozitare dhe lideri i saj Hristijan Mickoski edhe para sjelljes së interpelancës thanë se nuk presin ajo të votohet dhe Xhaferi të largohet nga ky funksion, por se megjithatë mendojnë se ai duhet të përgjigjet para qytetarëve për punën e tij.

Sipas nenit 49, paragrafi 1 nga Rregullorja, debati për interpelancën zgjat një ditë pune, deri në shterimin e listës së deputetëve të paraqitur për zgjedhje, ndërsa vendoset më së voni deri në orën 24:00. Kryetari i Kuvendit, Xhaferi në seancë ka të drejtë ta elaborojë përgjigjen e tij me shkrim ose të japë përgjigje gojarisht për interpelancën e parashtruar.

Advertisement

The post Interpelanca ndaj Xhaferit të enjten para deputetëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy