
Deputetët kanë planifikuar të debatojnë sot për interpelancën ndaj ministrit të MPB-së, Pançe Toshkovski të dorëzuar nga grupi parlamentar “E Majta”. Seanca plenare është planifikuar për në orën 11:00.
Interpelanca u paraqit më 14 prill sepse, sipas “Të Majtës”, ministri Toshkovski e kreu funksionin e tij në mënyrë të papërshtatshme, duke vepruar në mënyrë joprofesionale, të paskrupullt dhe të papërgjegjshme, gjë që çoi në një sërë veprimesh të paligjshme, skandalesh dhe transferimesh personeli në Ministrinë e Brendshme.
Ndaj ministrit të MPB-së një interpelancë u ngrit edhe në janar, së bashku me katër interpelanca të tjera ndaj ministrave të qeverisë. Interpelancat u paraqitën nga Fronti Europian./Telegrafi/
The post Interpelanca ndaj Toshkovskit sot para deputetëve të RMV-së appeared first on Telegrafi.